Emrat e shkollave në Tetovë, drejtorët acarohen ndaj komunës

Drejtorët e shkollave të mesme në Tetovë, kundërshtojnë qëndrimin e kreut të këshillit Komunal Hisen Xhemaili i cili tha se emrat e shkollave nuk mund të ndryshohen derisa nuk përmirësohet klima politike. Drejtori i Shkollës së mesme të Tekstilit Abaz Abazi tha për ALSAT M se tashmë një periudhë të gjatë presin përgjigje nga autoritetet komunale lidhur me kërkesën për ndryshimin e emrit të shkollës, transmeton Fakte. “Deri tani dy herë është bërë kërkesa deri tek themeluesi, ndërsa kohëve të fundit nuk kemi ripërsëritur kërkesë shkaku se kemi pritur që të vihet në rend dite nga ana e këshillit dhe të shqyrtohet, sepse është kompetencë e këshillit komunal, pra, e themeluesit, ndërrimi apo emërimi i emrave të shkollave”, tha Abaz Abazi, drejtor i Sh.M Tekstile Gjoçe Stojçeski.

Një vit më parë kreu i Këshillit Komunal Hisen Xhemaili kishte premtuar se në bashkëpunim me drejtorët e shkollave do të iniciojnë ndryshimin e emrave të mesme.

“Jemi duke analizuar formën më të mirë, edhe si komunë, kemi qëndrimin që të inicojmë ndryshim, prandaj jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me drejtorët edhe këshillat e shkollave që janë kompetent për propozime konkrete”, deklaroi Hisen Xhemaili, Kryetar i këshillit komunal, Tetovë (Shkurt 2015)

Por Xhemaili dje tha se për ndryshimin e emrave tashme nevojitet përmirësim i klimës politike.

“Situata politike është ajo që të gjithë e dimë. Nuk kemi ndonjë klimë mirëkuptimi edhe në këshillin e komunës, që tema të tilla të dalin edhe para këshilltarëve, prandaj, konsiderojmë se duhet të ketë një klimë më të përshtatshme që të mund t`i nxjerrim për miratim edhe këto vendime”, tha Hisen Xhemaili, Kryetar i Këshillit Komunal.

Nga katër shkolla të mesme në qytetin e Tetovës, vetëm ajo ekonomike mban emër të periudhës post komuniste, 8 shtatori, ndërsa shkollat tjera mbajnë emrat e Þgurave nga periudha e komunizmit. Shkolla e mesme e mjekësisë Nikolla Shtejn, Shkolla e mesme e bujqësisë Mosha Pijade, Gjimnazi mban emrin Kirill Pejçinoviq dhe shkolla e mesme tekstile Gjoçe Stojçeski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *