Ministria e Arsimit ka dhënë pëlqim per ndryshimin e emrave të disa shkollave dhe tani ata jane te proceduar në regjistrin qendror, i cili është i obliguar të bëjë ndryshimin brenda disa afateve,
thotë ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu, transmeton Fakte.
Sipas tij, ne rast te moszbatimit të kësaj procedure, atehere me regjistrin qendror do te merren organet kompetente, sic është Inspektorati.
“Në momentin që Ministria e Arsimit ka dhënë pëlqimin per ndryshimin e emrave, tashme ata emra i kemi proceduar ne regjistrin qendror.
Regjistri qendror është i obliguar që të bëjë ndryshimin brenda disa afateve. Në rast të moszbatimit, regjistri qendror nuk është as me ligjin, as me kushtetutën, kështu që me regjistrin qendror besoj se do te merren organet kompetente, sic ështe Inspektorati”, ka thënë ministri i Arsimit, Pishtar Luftiu./Aktuale