Shefi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri ka qenë mysafir në emisionin “Argument” në TVM2.
Ai flet për “sukseset e mëdha” të BDI-së, gjendjen e mrekullueshme në të cilën gjenden sot shqiptarët e Maqedonisë, për “forcën e madhe” të BDI-së, për “shërbimet e huaja dhe vendore që nëpërmjet partive tjera shqiptare” duan ta rrënojnë BDI-në, dhe për shumë çështje tjera.
Gjithë këto, me një sjellje arrogante, me një gjuhë shqipe të rrugës, me përdorim të luftës së UÇK-së dhe dëshmorëve për të mbuluar dështimin e BDI-së.
Nëse dikush ende nuk e ka të qartë në ç’gjendje të mjerueshme është katandisur kjo parti, le të ndajë kohë të shikojë Bekim Nezirin.