Thursday , August 5 2021

Elbasan: Vetura shpërthen pas aksidentit, digjet në të 24 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji.

Mësohet se rreth orës 01:50 mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues Klodian Korançe dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës, përcjell Fakte.

Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer, duke u përfshirë edhe nga flakët, duke i marrë jetën 24-vjeçarit, transmeton tch.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbërrijnë ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *