Thursday , June 21 2018

El Pais: Spanja me veto për Kosovën në Samitin e Sofjes

Spanja ka vërë veto në propozim tekstin e Deklaratës së përbashkët të planifikuar për publikim gjatës Samitit të Sofjes ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan gazeta spanjolle El Pais, përcjell Fakte.

Siç theksohet, arsye për këtë nuk është politika e jashtme e BE-së, por qëllimi “është që emri dhe nënshkrim i Marian Rajoy të mos gjendet në dokumentin e njëjtë dhe në nivelin e njëjtë me liderin e Kosovës”, pavarësinë e të cilës Spanja nuk e njeh.

Gazeta spanjolle, të cilën e citojnë medie të Beogradit, thekson se kjo informatë është konfirmuar nga shumë burime diplomatike dhe se Rajoy me siguri do ta braktisë Bullgarinë dhe samtin pra se ai të fillojë me përfaqësuesit më të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë./Koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.