Sunday , July 22 2018

Ekzekutohet bosi i mafies greke, ja lidhja e tij me mafien shqiptare

Manolis Karagiannis 45 vjeç, i cilësuar nga mediat greke si një nga “kokat e krimit” në shtetin helen, është ekzekutuar me armë zjarri këtë mëngjes në zonën “Palaio Faliro” të Athinës, përcjell Fakte.

Sipas drejtuesve të Policisë greke, 45-vjeçari dyshohet se kishte kontakte me grekë dhe shqiptarë, persona me rekorde të theksuara kriminale.

Viktima ishte liruar nga burgu kohët e fundit. Më 5 janar 2017, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua dhe u plagos me thikë nga dy shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.