Saturday , January 23 2021

EKSTREMIZMI NË TRURIN E SËMURË

Shkruan: Xhelal Neziri

Diktaturat ushqejnë ekstremizmin dhe radikalizmin me qëllim që të garantojnë perjetësinë e tyre.
Në këtë kohë të globalizmit, këto ide radikale eksportohen jashtë kufijve të shtetit diktatorial duke indoktrinuar edhe kriminelë ordinerë. Në rastet kur doktrina radikale instalohet në trurin e sëmurë kriminel atëherë incidentet fatale vijnë si rrjedhojë logjike e gjërave.
Sulmet vdekjeprurëse si në Stamboll, Paris, Orlando, Oslo (Braivik) e deri te i fundit në Kumanovë, ku gjeti vdekjen një fëmijë i pafajshëm katërvjeçar, janë pasojë e mosdurimit dhe ekstremizmit të injektuar nga politika, inteligjenca dhe mediat. Kjo histeri publike, që ngërthen frustrime individuale, krijon njeriun radikal të cilit dhimbja e tjetrit i shkakton më shumë kënaqësi sesa e mira personale. Ai është mirë vetëm kur tjetri është keq. Ai e do çobanin jo se ia ka pa hajrin, por se i godet delet. Për radikalin delet përherë e turbullojnë ujin, edhe kur ndodhin në fund të rrjedhës. Faji përherë është te tjetri, padyshim.
Një ekstrem krijon ekstremin tjetër dhe bashkëjetojnë duke ushqyer njëri-tjetrin. Deri në përplasjen e madhe fatale…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *