Ekspozitë e tri artisteve shqiptare – “Universe Integrity Allusion” në “Verën e Shkupit”

Në Qendrën kulturore-informative në Shkup sonte do të hapet ekspozita “Universe Integrity Allusion” nga artistet figurative Shqipe Mehmeti, Dita Starova dhe Zarije Amdiu.

Mehmeti dhe Starova kanë diplomuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup (pikturë dhe disenj grafik), ndërsa Zarije Amdiu në Fakultetin e Artit Figurativ në Tetovë, drejtimi mural.

Kanë pasur prezantime të pavarura dhe kanë marrë pjesë në një numër të madh të ekspozitave grupore në Maqedoni dhe në vendet e huaja dhe janë fituese të shumë çmimeve dhe mirënjohjeve vendore dhe ndërkombëtare.

Ekspozita, e cila është në kuadër të manifestimit kulturor “Vera e Shkupit”, do të hapet në orën 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *