Sunday , January 24 2021

EKSPOZITË E BURHAN AHMETIT NË CYRIH

Ekspozita individuale me grafikë “Etno” të artistit nga Maqedonia, Burhan Ahmeti sot do të hapet në galerinë Werkstatt në Cyrih.

Kjo është ekspozita e tij e 10-të, ndërsa e dyta në këtë qytet ku për herë të parë ka ekspozuar në vitin 2005.

Në ekspozitë do të prezantohen 25 grafika të punura në teknika të ndryshme grafike, të krijuara kryesisht në vitet e fundit. Dominojnë elemente ose fragmente nga tradita, arkitektonike ose etnografike, transmeton Fakte.

Burhan Ahmeti deri më tani ka marrë pjesë në më shumë se 180 ekspozita grupore ndërkombëtare, ndërsa ka marrë pjesë edhe në më shumë se 80 simposiume figurative ndërkombëtare. Për momentin punon si profesor i artit në Fakultetin pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *