Sunday , April 18 2021

Ekspertët: Kushtetuta dhe ligjet lejojnë formim të Departamentit special në Gjykatën penale

“Nëse Kushtetuta dhe ligjet pamundësojnë formim të në Gjykate speciale ose të jashtëzakonshme jashtë sistemit të drejtësisë në Maqedoni, ato mundësojnë formimin e Departamentit special në kuadër të Gjykatës themelore penale” ka deklaruar profesori i së drejtës kushtetuese Osman Kadriu, trams,eton Fakte. Ai shton se Kuvendi mundet të veprojë njejtë sikur me Prokurorinë Speciale, ku në ligj do të përcaktojë për cilat vepra konkretisht do të vepronte ky departament.

Gjykatësja Kushtetuese Natasha Gaber Damjanovska shprehet se Ligji për gjykatat tanimë e lejon themelimin dhe funksionimin e gjykatave që do merreshin me një çështje të caktuar. “Mendoj se Ligji për gjykata tanimë ka një normë që e lejon këtë. Nëse praksa e tregon këtë, mundet që edhe të formohet një i tillë” ka deklaruar Gaber Damjanovska.

Në disa vende të botës janë formuar Gjykata speciale, ndërsa ka edhe shembuj të formimit të departamenteve të veçanta, si në Itali për shembull. Njohësit e rrethanave, megjithate, shprehen se gjithçka është në duart e politikanëve dhe varet nga vullneti i tyre./FAKTE/Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *