Thursday , April 22 2021

Ekskluzive: Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për rastin e dënimit të ish udhëheqësve të UÇK-së në rastin “Drenica”.

Nga burime të lajmi.net mësohet se seancën e jashtëzakonshme e kanë iniciuar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet pasdite pas vendimit të Kryesisë e cila pritet të mblidhet ora 14:00.

Burime brenda Grupit Parlamentar të PDK-së bëjnë të ditur se në fund të seancës pritet të nxirret edhe një rezolutë në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *