Thursday , June 21 2018

“Edinstvena Makedonija”: Me çdo çmim do ta realizojmë aleancën me Rusinë

Partia “Edinstvena Makedonija” e cila funksionon në Maqedoni si degë e partisë së Vlladimir Putinit (Edinstvena Rusija), ka deklaruar sot se është e gatshme “me çdo çmim” ta realizojë aleancën mes Maqedonisë dhe Rusisë, shkruan Fakte. Sipas kësaj partie, në takimet e tyre me qytetarë, për çdo ditë po rritet numri i atyre që po përkrahin aleancën me Rusinë dhe që kundërshtojnë NATO-n dhe BE-në.

“Për çdo ditë qeveria marionetë e Maqedonisë dhe gazdallarët e tyre po frikësojnë popullin se nëse vendi nuk anëtarësohet në NATO dhe në BE, mund të shpërthejë lufta. Gënjeshtrat e tyre më nuk kalojnë!” – kanë thënë nga parti pro-ruse në Maqedoni./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.