Janë gjithsej shtatë pjesë teatrale që për shtatë ditë rresht do të ngjiten në skenën e festivalit ndërkombëtar të teatrove Skupi Festival, që do të nis të enjten në Qendrën Kulturore Rinore. Ky festival me karakter garues do të nis me shfaqjen “Shërbëtori i dy zotërinjve”, nga Teatri Profesional i Prizrenit, për të vazhduar më pas me shfaqje nga Turqia, Çekia, Tirana, Bullgaria, Hungaria dhe Brukseli. Me shfaqjen “Jozefina” nga trupa teatrore e Brukselit, do të mbyllet ky edicion jubilar i festivalit.
“Në këtë edicion të dhjetë të “Skupi Festivalit”, stafi I Skupi Festivalit ka vendosur të ketë një monografi për shikuesit dhe për artdashësit e Skupi Festivalit. Karakteristikë, këtë vit domethënë e kemi bërë një monografi që përmledh pak a shumë gjithë veprimtarinë e këtyre 10 edicioneve”, u shpreh Osman Ahmeti, koordinator.
https://www.youtube.com/watch?v=QfP205FoS6A