Një ndër “frontmenët” e partisē maqedonase opozitare LSDM, Petar Atanasov, ka mbrojtur ashpër liderin e BDI-së Ali Ahmeti, shkruan Fakte. Ai ka akuzuar shqiptarët se nuk po punojnë për interesa të Maqedonisë por për agjenda tjera, pasi nuk po e përkrahin veprimin “konstruktiv” të Ahmetit.
“Intelektualët shqiptarë sulmojnë politikën e një ndër politikanët më të suksesshëm në Maqedoni, Ali Ahmetin, që ka siguruar më së shumti për shqiptarët, pyetem cila është agjenda e shqiptarëve në Maqedoni. Apo agjenda e shqiptarëve nuk është e lidhur me Maqedoninë”- shkruan Atanasov në profilin e tij./FAKTE.Net