Sunday , January 24 2021

Edhe Musa Xhaferi vendosi lule mbi varret e dëshmorëve në Haraçinë

Sot tek në Haraçinë, në përvjetorin e Betejës së Haraçinës, lule mbi varret e dëshmorëve të UÇK-së ka vendosur edhe ish Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, raporton Fakte. Edhe pse pas “tërmetit” që shkaktoi në ekzekutiv si pasojë e skandaleve, Xhaferi nuk është paraqitur shumë në opinion, ai sot së bashku me familjarin e tij Fatmir Limanin dhe deputetin Mirvan Xhemaili vendosën lule mbi varret e dëshmorëve të Haraçinës.

Xhaferi si njeriu më i besueshëm i kryetarit të BDI-së Ahmeti, gjatë 12 vite qeverisje që prej formimit të BDI-së ka qenë zëvendës i Kryeministrit të Maqedonisë. Nga bisedat e publikuara nga opozita qartë u pa se ai ka qenë në raporte tejet të afërta me ish shefin e DSK Sasho Mijallkov, raport ky që mundësoi ndarje me sukses të kolaçit qeveritar, por jo edhe të zgjidhjes sëstatusit të ish luftëtarëve të UÇK-së./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *