Wednesday , April 21 2021

Edhe këtë vit gabime në tekstet shkollore, Lutfiu premton grup ekspertësh

MAQEDONI

Edhe këtë vit gabime në tekstet shkollore, Lutfiu: Është formuar grup ekspertësh

21.09.2016 16:45

Gabimet në tekstet shkollore në gjuhën shqipe vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit…

Gabime janë hasur te teksti i Gjeografisë, Historisë dhe në libra tjerë, qofshin ato gabime drejtshkrimore apo gabime në përmbajtje.
Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu, thotë se është formuar një grup ekspertësh që do të merren me çështjen e gabimeve.
“Si ministër kam ndërmarrë masa dhe menjëherë kam reaguar dhe është formuar një grup ekspertësh, të cilët do të merren me analizën dhe përpjekjen që këto tekste shkollore të kenë fund pas analizës së tyre, një model me të cilin këto gabime nuk do të përsëriten në të ardhmen”,– deklaroi ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.
Lutfiu shpreson se të paktën deri në fund të gjysmëvjetorit kjo çështje të zgjidhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *