SHARE

Kryetari i partisë rome PCER, Samka Ibraimovski, thekson se partia e tij tanimë më shumë se 10 vite është partnere e denjë e LSDM-së, shkruan Fakte. Ai ka reaguar ashpër ndaj hyrjes së partisë së Amdi Bajramit në Qeveri, pasi, sipas tij, është apsurde që një kriminel të jetë pjesë e Qeverisë.

“Bajram në vitin 2011 gjatë heshtjes zgjedhore, sulmoi dhe bëri për spital kryetarin e PCER Samka Ibraimovski, si dhe solli mbi 200 polic për të terrorizuar popullatën. Publikisht themi se PCER aspak nuk është konsultuar për kyçjen e partisë së Amdi Bajramit në Qeveri”- thuhet mes tjerash në komunikatën e kësaj partie.

Ndryshe, edhe vetë nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri -Muki, reagoi ndaj kyçjes së partive tjera në qeveri, duke e quajtur “Politikë të fëlliqur” ndodhitë e fundit. Megjithatë, nuk precizoi çka e kishte shqetësuar më tepër, kyçja e Besës së Gashit, PDSH-së së Thaçit apo partisë së Amdi Bajramit në Qeveri?/FAKTE.Net

SHARE