Friday , February 26 2021

Edhe BDI përkrahë formimin e Gjykatës speciale, VMRO tallet dhe ironizon me to (video)

VMRO ironizon me kërkesën e partnerit të tyre të koalicionit. Një ditë pasi BDI-ja u shprehPRO idesë për dhoma speciale në kuadër të Gjykatës Penale per gjykimin e rasteve të mundshme nga Prokuroria Speciale, VMRO-ja ka qëndrim të kundërt. Madje nga partia e Gruevskit thane se çfarë do qe mund ti ofrohet LSDM-se, asaj nuk do ti bente pune per te ardhur në pushtet.
“Me padurim e pres diten kur opozita do të kërkqjë edhe qytetar special në Maqedoni të cilet enkas per ta do te votonin, per ta do te punonin dhe ata do ti përkrahnin. Tashmë është e qartë se në këtë shtet dikush po krijon përshtypje se qytetarë special duhet të importohen me qëllim që LSDM-në dikush ta sjellë me dhunë në pushtet. Nëse ndonjë parti politike nuk dëshiron të kuptojë këtë gjë, ky është një problem i tyre i cili më herët apo më vonë, këtu apo në ndonjë shtet tjetër do të eksplodojë si balon”, tha llija Dimovski, VMRO-DPMNE. Рог LSDM mbështet rormimin e dhomave të veçanta në Gjykatën Penale. Deputeti opozitar Goran Sugarevski thotë se gjithçka që do tëjetë në interes të një gjyqësie të pavarur, duhet të ndodh.
“Ne vlerësojmë se gjithçka do tëjerë në interes që gjyqësia të funksionojë në mënyrë të pavarur mendojë se kjo duhet të ndodh, qëndrimi ynë është PO, duhet të formohet departament i posaçëm që do të merret me lëndët e Prokurorisë Speciale. Per shkak se Gjykata Kushtetuese nuk dëshiron që të shpreher per PSP-ne, ne nuk marrim pjesë në seancat e kuvendit”, deklsroi Goran Sugarevski, LSDM.
BDI konfirmoi edhe njëherë se do të përkrahin themelimin e këtyre dhomave të veçanta në Gjykatën Penale, madje do të shqyrtojnë formimin e një Gjykate Speciale të ngjashme me ate të Kosovës
“Ka hapësirë dhe ndoshta duhet shikuar si një periudhë kalimtare formimi i departamenteve speciale në kuadër të pushtetit ekzistues gjyqësor që do të merret me lëndët e Prokurorisë Speciale, nëse kjo nuk ndodhë, atëherë do të jetë pothuajse e paevitueshme nevoja per të themeluar edhe një Gjykatë Speciale, të ngjashme me ate qe ka Kosova, pse jo”, tha Ermira Mehmeri, BDL
Nga PDSH-ja ende nuk kanë një qëndrim të saktë por vetëm thonë se çfardo që të zgjedhin ndërkombëtarët, ata do të përkrahin./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *