Friday , February 26 2021

Edhe 11 dhjetori duhet të shtyhet si 24 prilli dhe 5 qërshori

Me afrimin e 31 gushtit, dates kur liderët e kater partive politike (VMRO-BDI, LSDM dhe PDSH) duhet te sjellin vendimin nëse ka ose nuk ka kushte
per mbajtje të zgjedhjeve me 11 dhjetor, ne opinion po mberëton mendimi se asgjë nuk është përmirëuar në krahasim me prillin dhe qershorin, kur duheshin të mbahen zgjedhje por që u prolonguan. Per këtë arsye, opinionistët vlerësojnë se një prolongim i ri është i domosdoshëm, transmeton Fakte.
Zgjedhjet parlamentare bashkë me ato lokale, ulet mundesia per manipulime
Analisti Arsim Zekolli vlereson se zgjidhja me e mire per Maqedonine
per momentin është që zgjedhjet e
parakohshme parlamentare të prolongohen per në fillim të vitit të ardhshëm dhe të mbahen bashkë me ato lokale. “Kemi filluar të frikohemi edhe nga pyetjet logjike. Shembull – çështja e zgjedhjeve dhe ngurrimi per te
parashtruar pyetjen: Pse te mbahen zgjedhje të parakohshme në dhjetor, ne vend se te mbahen paralelisht me ato në mars 2017?.

Distanca kohore prej ca me shumë se 100 dite ndërmjet zgjedhjeve ne Dhjetor dhe ato ne Mars 2017, imponon dilemën dhe dyshimin, pse insistohet ne ndarje te zgjedhjeve parlamentare, nga ato vendore!. Per një shtet buze greminës së kataklizmës ekonomike e sociale, do te ishte normale dhe e pergjegjshme qe te kursehet denari i qytetarit te varferuar dhe te shmanget shpenzimi i dyfishuar ne organizim te dy raundeve zgjedhore te shtrenjta. Kjo nuk është e vetmja arsye
pse qytetaret do të kenë me shume dobi nga sinkronizimi i zgjedhjeve”, vlereson Zekolli. Me teper se aspektin ekonomik dhe social, Zekolli potencon aspektin e rregullshmërisë se zgjedhjeve. Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në një date te përbashkët, zvogëlon mundësitë e partive politike per te manipuluar procesin zgjedhor. “Mbajtja e zgjedhjeve ndaras, mundeson partive qe te kene me shume kontroll mbi procesin zgjedhor dhe manipulim me direkt dhe teparashikueshëm. Gjë që nuk është aq e lehtë per të arritur me zgjedhje te sinkronizuara parlamentare-vendore, ne te cilat masiviteti participues, ngushton hapësirën per manipulim. Prandaj, eshte e pashmangshme skepsa nese insistimi per zgjedhje te ndara, ka të bëjë me interesat parciale dhe personale te politikanëve. Ne kuptim te sigurimit te alternativave shpëtuese – nëse humbin zgjedhjet parlamentare, t’i kompensojnë ato me kandidime ne zgjedhje vendore. Një dilemë që posaçërisht vlen per udhëheqjen e LSDM, PDSh, por ne te njëjtën mase edhe BDI e VMRO. Pra,
pyetje nuk duhet te jete: A do të ketë zgjedhje ne dhjetor, por pse ato te mos mbahen paralelisht, me zgjedhje vendore (lokale) në muajin mars?”, thekson Zekolli.
Nuk duhet mbajtur zgjedhjet parlamentare pa u regjistruar popullsia
Analisti politik, Selim Ibraimi ndërmjet tjerash theksoi se në parim nuk ka kushte per zgjedhje derisa nuk kemi regjistrimin e popullsise.

“Se a do te mbahen apo jo do te varret nga kushtet e plotesuara deri ne
fund të gushtit. Sipas dinamikës ato nuk janë plotësuar dhe procesi zgjedhor mund te jetë i dyshimtë. Diaspora shqiptare ngel jashte dhe shumë votues shqiptarë të listës famoze po ashtu sipas njoftimeve mund të eliminohen nga databazat shtetërore. Në parim nuk ka kushte per zgjedhje derisa nuk kemi regjistrimin e popullsisë.”, deklaroi Ibraimi.

Përndryshe, paraprakisht u caktua mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme
parlamentare me 24 prill dhe me 5
qershor, por u anuluan keto dy data me arsyetimin se ende nuk jane plotësuar kushtet per organizimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe kredibile.
Insistimi per anulimin e zgjedhjeve u be nga opozita maqedonase, ndersa u përkrah nga faktori ndërkombëtar
dhe partite shqiptare.
KSHZ miraton listen
Në ndërkohë Komisioni Shtetëror
Zgjedhor në seancën e djeshme shqyrtoi dhe njëzëri e miratoi Raportin e votuesve te kontestuar te la)meruar den me tani.
Deri në KSHZ në afatin per paraqitje nga 26 korriku deri me 19 gusht jane paraqitur 8.922 persona, ргеј të cilave 8.901 paraqitje janë pranuar.
Gjithsejtë 3.620 votues të kontestuar
personalisht jane paraqitur ne KSHZ, ndërsa 5.302 votues kërkesat e tyre i kanë dërguar permes internetit. Shërbimi juridik i KSHZ.së ka refuzuar 21 kërkesa. Prej tyre një kërkesë është refuzuar per shkak të mos leximit të mire të dokumentit, dhjetë kërkesa per shkak të mos përshtatjes së dokumenteve, nëntë per shkak të mungesës së dokumentit personal valid dhe dy per shkak te mos kompletimit të dokumenteve./Lajm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *