Tuesday , March 2 2021

E pabesueshme: Një tjetër shofer ecën me shpejtësi në korsinë e gabuar në Tiranë (Video)

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të autostradës Tiranë¬-Elbasan. Është e paimagjinueshme se si asnjë shërbim policor nuk e ka vënë re, duke u bërë një rrezik vdekjeje për qindra qytetarë.

Makina është duke ecur me shpejtësi të madhe në korsinë ku makinat e krahut tjetër supozohet të ecin shpejt. Imagjinoni se çfarë pasojash fatale do të kishte në rast aksidenti, shkruan JOQ.

Vërtet policia ka filluar një fushatë gjobash për vendosjen e rripit apo përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, por ndoshta duhet të merret së pari me këto raste që po përsëriten gjithnjë e më shumë së fundm./panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *