Tuesday , August 21 2018

E konfirmon drejtori Nexhipi, KUKËSI huazon mesfushorin e JUVENTUS (FOTO)

Kukësi po shpreson ende në një mrekulli në ndeshjen e kthimit të Europa League përballë Torpedos në “Elbasan Arena”, ku duhet një fitore me tre gola diferencë për të përmbysur humbjen 5-2 në Gjeorgji, percjell Fakte.

Megjithatë verilindorët përveç fokusit në këtë takim po vijojnë punën edhe për sezonin e ri në aspektin e forcimit të skuadrës, që duket se është një nga kushtet e trajnerit Cungu për të vijuar punën me ekipin.

Në një prononcim ditën e djeshme për Supersport, drejtori i nënkampionëve Nderim Nexhipi ka folur në lidhje me këtë pikë, ku ka zbuluar se Kukësi ka arritur një akord për huazimin për një sezon të një mesfushori në pronësi të Juventus. Bëhet fjalë për Oumar Toure, kartoni i të cilit zotërohet nga “Zonja e vjetër”, ndërkohë që sezonin e fundit luajti në huazim në Austri.

19-vjeçari nga Guinea konsiderohet një talent premtues që do të ndihmonte shumë verilindorët në mesfushë. “Arritëm një marrëveshje dhe mendoj se po sjellim një mesfushor që do të na ndihmoj shumë”, mësohet të ketë thënë Nexhipi për këtë afrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.