Trafik i renduar i makinave ne rrugen "Dritan Hoxha" ne Laprake, prane sheshit Shqiponja ne Tirane./r/n/r/nHeavy traffic of cars on the road "Dritan Hoxha" in Laprake, near Eagle Square in Tirana.

E gjithë AMF në prokurori. Nisin hetimet për korrupsion në tregun e sigurimeve

Prokuroria e Tiranës ka çelur hetimet për korrupsion në tregun e sigurimeve duke thirrur për të dëshmuar të gjithë drejtuesit e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Syri.net ka mësuar se e para që do të merret në pyetje është drejtoresha ekzekutive e AMF. Por pas saj do të thirren për të dëshmuar edhe të gjithë antarët e bordit drejtues të AMF-së, në atë që përbën hetimin më të madh në tregun financiar të vendit.

Fokusi i hetimit janë dyshimet për abuzime me Fondin e Kompesimit, mekanizmi i ngritur për të shyer 14 milionë dollarë detyrime të vjetra, që shoqëritë e sigurimit kanë ndaj qytetarëve për aksidentet e shkaktuara në vite nga automjetet e pasiguruara.

Sipas ligjit, edhe pse janë aksidente të shkaktuara nga automjete të pasiguruara, qytetarët duhet të kompesohen nga shoqëritë e sigurimeve, përmes Byrosë së Sigurimeve. Kjo pasi në tarifën e siguracionit që qytetarët paguajnë për automjetet, një pjesë shkon pikërisht për Fondin e Kompesimit për të paguar dëmet e aksidenteve nga mjetet e pasiguruara.
Në vitin 2014, nën presionin e Bankës Botërore u miratua një plan shlyerje, i cili detyronte shoqëritë e sigurimeve të kompesionin qytetarët e dëtmuar brenda tre viteve, sipas një grafiku të paracaktuar. Në këmbim, shlyerja e borxheve u përdor si justifikim në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe AMF për të trefishuar çmimin e siguracionit të detyrueshme për automjetet në kurriz të qytetarëve.

Si mashtroi AMF
Sipas planit, shlyerja duhet të përfundonte në fund të këtij viti dhe gjithë procesi do të mbikqyrej nga AMF. Por mënjehërë pas raportimit rezultoi se AMF kishte deklaruar shifër të rreme të borxhit. Verifikimet e mëvonshme treguan se borxhet që shoqëritë e sigurimeve kishin ndaj qytetarëve ishin jo 14 milionë dollarë, por mbi 21 milionë dollarë.

Por deklarimi i shifrës së pasaktë të borxheve ishte vetëm fillimi i historisë. Në fillim të vitit 2015, u bë e qartë se AMF braktisi planin e shlyerjes.

Në 12 mars të 2015-ës në krye të bordit drejtues të AMF, emërohet Pajtim Melani. Vetëm tetë ditë më vonë, Bordi miraton një vendim i cili ndryshon planin e shlyerjes së detyrimeve duke legalizuar shkeljen e ligjit dhe rezolutës së miratuar nga Kuvendi.

Përmes dy vendimeve të kordinuara të datës 20 dhe 24 mars, u ndryshua radha e shlyerjes së detyrimeve dhe u shty verifikimi i shumës së përgjitshme të borxhit.

Si rezultat qytetarët, të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në aksidente nga mjetet e pasiguruara ose kanë mbetur të paralizuar nga këto aksidente vazhdojnë të sorrollaten pa marrë dëmshpërblim.

Hetimi
Prokuroria dyshon se mashtrimi me shifrën e borxheve në Fondin e Kompesimit dhe shkelja e planit të shlyerjes së tyre janë bërë qëllimisht për të favorizuar shoqëritë e sigurimeve. Burime i thanë Syri.net se prokurët e Tiranës kanë rënë në dijeni të këtyre fakteve gjatë një hetimi për pastrim parash.

Pas marrjes së dijenisë, dy javë më parë, prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë zyrtare në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare ku ka kërkuar informacione për Fondin e Kompesimeve. Dy javë më vonë e gjithë struktura drejtuese e AMF është thirrur për t’u marrë në pyetje për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *