Sunday , October 21 2018

E FUNDIT: Ulen çmimet për roaming mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Digjitalizimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është parakusht elementar për integrimin në Bashkimin Evropian.

Kështu u tha në një drekë pune që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë zhvilluar me komisionarin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup, shkruan Fakte.

Në këtë drekë pune morën pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi, ministren e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq dhe komisionaren Evropiane për Ekonominë Digjitale dhe Shoqëri, Mariya Ivanova Gabriel.

Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor,  ishin temat që u diskutuan në këtë drekë pune.

Në mes tjerash, Shqipëria dhe Kosova konfirmuan bashkërenditjen e tyre me shtetet e Ballkanit Perëndimor në heqjen e tarifave të roamingut brenda këtyre vendeve në fazën e parë dhe më pas me shtetet e BE–së, si dhe angazhimin konkret në digjitalizimin e Administratës Publike.

Samiti Digjital i vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në Shkup të Maqedonisë dhe Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.