Monday , August 20 2018

E FUNDIT: Tyson Fury përballë shqiptarit Sefer Seferi më 9 qershor

Tyson Fury pritet të kthehet në ring me 9 qershor, por ende është në kërkim të një kundërshtari. Boksieri i njohur me nofkën ‘Gypsy King’, mund të ndeshjet me shqiptarin Sefer Seferi, përcjell Fakte.

39-vjeçari e ka kaluar të gjithë karrierën në peshat e mesme. Shqiptari (i lindur në Maqedoni, i rritur në Zvicër) ka një rekord prej 23-1 me 21 nokaut.

Seferi, njihet me nofkën ‘The Real Deal’, dhe ka pasur ndeshje në Gjermani, Austri, Zvicër, Maqedoni dhe Kosovë, por kurrë në Britani. Ai është pjesë e BoxRec, dhe është i dyti më i mirë në peshën e tij pas vëllait të tij, Nuriut.

Fury pas rikthimit po kërkon kundërshtarë, ndërsa qëllimi i tij i madh është ndeshja me Anthony Joshuan pas një viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.