Thursday , June 21 2018

E FUNDIT/Shqipëria ka përmbyllur negociatat me Greqinë

Kryeministrit i Shqipërisë Edi Rama presidenti i vendit sot kanë zhvilluar një takim në zyrën Ilir Metës.

Biseda e të mërkurës pasdite zgjati rreth 30 minuta.

Në fokus të takimit, siç njofton lapsi. al ka qenë marrëveshja me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve, përcjell Fakte.

Burime këtij portali nga Tirana thanë se tashmë janë përmbyllur negociatat mes dy vendeve. Kanë mjaftuar vetëm 2 takime të grupit negociator, njëri në Tiranë dhe tjetri në Athinë për të finalizuar këtë marrëveshje.

Sipas të njëjtave burime kjo ka qenë arsyeja pse Rama kërkoi një takim me Metën.

Kreu i qeverisë e ka njohur me rezultatet e marrëveshjes dhe më pas i ka kërkuar plotfuqinë për ta nënshkruar marrëveshjen.

Mediat greke shkruan para pak ditësh se marrëveshja do të finalizohet brenda muajit korrik dhe ajo do të firmoset në Athinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.