SHARE

Një zgjidhje e padëgjuar deri tani në kontestin disavjeçar rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. “Ilindenska Republika Makedonija” është zgjidhja e dakorduar dhe e pranuaeshme që fshihet pas delaratës së sotme të kryeministrit Zoran Zaev në Sofje, kur tha se ekziston një zgjidhje e pranueshme për te dyja palët, përcjell Fakte.

Këtë për gazetën KOHA e pohojnë burime diplomatike në Shkup që dëshirojnë të mbeten anonime. Kjo zgjidhje kompromisi duhet të marrë drite jeshile edhe nga opozita e të dyja vendeve. Këto konsultime i paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencen për gazetarë pas përfundimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje. Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar për këtë zgjidhje të mundshme të dakorduar mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, as nga autoritet në Shkup, e as nga ato në Athinë./Koha.mk

SHARE