Wednesday , September 26 2018

Dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në Xhenova, reagon ambasada

Lajmi për vdekjen e dy të rinjve shqiptarë në Xhenova të Italisë nga shembja e urës “Morandi” është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ambasada Shqiptare në Romë, percjell Fakte.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada  konfirmon edhe identitetin e dy viktimave.

“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri dhe Edi Bokrina në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në Facbook.

Po ashtu, përfaqësia diplomatike shpreh gatishmërinë për familjet e viktimave për asistencë të mëtejshme. “Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave, ambasada është në dispozicion të të afërmve për të gjithë asistencën e nevojshme”, vijon mesazhi./noa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.