Wednesday , September 26 2018

Dy Sllupçanas grinden, kush i para i shprehu “jarani” Lube Boshkovskit

Dy Sllupçanas, Blerim Hyseni dhe Hadi Osmani, nga tabore të ndryshme politike, kanë nisur debat online për ate se kush më përpara i ka shprehur “jarani” Lube Boshkovskit, shkruan Fakte. Së pari, në rrjetet sociale qarkulloi fotografia ku mund të shihej zyrtari i LSDM-së Osmani, në përqafim të Brat Lubes, por në foto mund të shihej edhe babai i vrasësit monstruos të Almirit të vogël, Boban Iliq.

Pas kësaj arriti reagimi publik edhe i Blerim i Hysenit, i cili dënoi këtë veprim, por për shkak të afërsisë së tij me BDI-në, mori kundërgoditje nga Osmani, i cili tha se BDI ishte ajo e cila e para u bashkua me Luben në tubimin parazgjedhor të Tetovës.

Ky është postimi i Hysenit:

Pse o shqiptare kaq memorje te dobet, pse o vendas te mi (Sllupçan) i djegur e i shkrumuar kaq shpejte po amnistoni ata qe iu dogjen e iu vrane foshnjen ne djep, pse, po turresh te besh selfi me ate qe nuk la gje pa te thene, pse o burri i dheut pseeeee ! Vertet shpirti po me qan nga mjerimi dhe tjetersimi i njerezve me te sinqerte ne kete rreth ! Nese e ke per nje rroge lehte ia bejme se Sllupçani ka zemer te madhe, nese e ke te behesh funksionar edhe kesaj i gjindet zgjidhje, nese e ke per shtepi edhe kesaj pune i gjindet qare, po mos o burri i dheut se po na e perdhunon intiligjencen, po e nencmon jo vetem vendlindjen tende dhe timen, por, mbare shqiptarine😤
Vetedijesohu ose kerko keshilla nese te mungon kapaciteti intelektual sepse na turperove…
Me këtë rast kam vetem nje keshille “guri i rende peshon vetem ne vend te vet” kete kurre mos e harro…!

Ndërsa kjo është përgjigjja e Hadi osmanit:

I nderuar Blerim.
Me vjen shume keq kur per debate dhe polemika partiake na shtyjne dy bashkefshatareve mes veti, por i pari ti duheshte ta parandalosh. Para meje, selfie me Lube Boshkovskin kane bere komandantet dhe kryetaret e komunave te BDI-se. A do te kesh guxim te njejte qe keto fjale qe mi drejtove mua tua drejtosh edhe kryetarit tend dhe komandanteve te partise tende. Lube Boshkovski ishte ne zemer te Tetoves, Gostivarit, Struges ne fushaten e partise se thiret ne emer te asaj lufte. A aq memorien e shkurte e kane edhe komandantet? Dallimi mes meje dhe atyre eshte se une jam individ e ata jane bartes dhe perfaqesues te legjitimuar dhe kur ata bejne selfie bejne me emer te dhjetera mijera shqiptareve dhe viktimave te luftes. Mund te them ata na mesuan te bejme keshtu selfie por nuk them sepse mua sduhet te me mesoje askush. Une jam nje individ nje aktivist ose nje funksionar partiak. Une pervec kesaj kam nje pozicion kordinator per ceshtje nderetnike ne LSDM Kumanove dhe puna ime eshte te afroj komunitetet dhe jo ti ndaj. Ndersa ata qe duhej ti zgjidhnin pasojat e luftes nuk e bene kete por i shfrytezuan keto pasoja dhe beme selfie me pasojat e luftes. E treta fotoja ime eshte bere ne tubimin e LSDM Kumanove, ate e ka bere Boshkovski me mua dhe nuk e kam lutur une ate sic e luten shoket e tu kur ju duhej per fushate. Dallimi eshte se ai me mua ka bere selfie ne nje ngjarje qe ka te beje per te miren e vendit dhe qytetareve, ndersa ata kane bere per interesa te ngushta partiake. Une skam nevoje as per shtepi e as per para, perkundrazi i kam lene parate e punen per te ndihmuar Sllupcanin dhe Maqedonime time te cilet partia yte dhe komandantet e tu i lane te shkrete, i boshatisen dhe i mjeruan per 15 vite ne emer te asaj lufte dhe patriotizmi. Une u pergjigja, tani te lutem behu i sinqerte dhe te njejtat pyetje parashtrova ketyre qe i sheh ketu ne foto. Gjithsesi dua sa me shpejte te shihemi, te pijme kafe e ti vazhdojme keto biseda sy ne sy. Ne jemi nga i njejti fshat dhe kemi te njejtin dert, ti jap fund ketu debatit te cilin duhet ta vazhdojne te tjere. Sllupcani eshte koritur kur te demtuarit nga lufta moren rrugen e mergimit, u varferuan, diskredituan, neperkemben dhe shtepite u boshatisen. Te behemi BASHKE dhe tua kthejme dinjitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.