Saturday , July 24 2021

Dy refuzime të reja për PSP-në nga ana e Këshillit penal të Shkupit

Prokuroria Speciale Publike (PSP) njofton se Këshilli penal pranë Gjykatës themelore Shkupi 1, për së dyti herë ka refuzuar dhënien e urdhërit për kontrollin e sistemit kompjuteri te operatorët e telekomunikacionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas PSP-së, arsyeja e refuzimit është për gjoja paqartësi dhe pasaktësi në kërkesën e PSP-së.

Me këtë rast, PSP-ja bën të ditur se qëllimi i kërkesës është që të kontrollohen regjistrimet e serverave, nga ku mund të vërtetohet se cilët numra telefonik janë përgjuar.

Këshilli e ka refuzuar edhe ankesën kundër vendimit të gjyaktëses, e cila refuzoi kërksën e marrjes së kompjuterëve nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *