Saturday , June 19 2021

Dy ish agjentë kroat dënohen me burg të përjetshëm në Gjermani

NJë gjykatë në Gjermani i ka dënuar me burg të përjetshëm ish agjentët e shërbimit kroat të Jugosllavisë Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaç, nën akuzën se në vitin 1983 kanë marrë pjesë në vrasjen e kroatit të migruar, disidentit Stjepan Gjurekoviq në Gjermani, shkruan Fakte. Në vitin 2009 gjykata gjermane kishte kërkuar ekstradimin e Perkoviq dhe Mustaç, por qeveria e atëhershme solli ligj të quajtur “Leks Perkoviq” me të cilin i mbrojti dy qytetarët e vet nga ekstradimi.

Por pas presionit të madh në vitin 2014 Perkoviq u ekstradua në Gjermani. Ai dhe Mustaç u shpallën fajtor, pasi si shefa të sekcionit kroat në shërbimet jugosllovene kanë organizuar vrasjen politike të disidentit kroat në Mynih të Gjermanisë, në vitin 1983.

Për skak të raorteve të prishura mes Kroacisë dhe Gjermanisë në lidhje me mos ekstradimin e Perkoviq, kancelarja gjermane Angela Merkel nuk mori pjesë në solemnitetin e organizuar për pranimin e Kroacisë në BE.

Sipas ligjeve gjermane, dy kroatët vuajtjen e burgut të përjetshëm do ta mbajnë në burgjet e Kroacisë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *