Thursday , December 13 2018

DW: Pjesёmarje e ulёt – Referendumi në Maqedoni i pavlefshёm

Sipas KSHZ pjesёmarrja nё referendum ishte 34 pёrqind. Si rrjedhojё referendumi pёr tё ardhmen e Maqedonisё rezulton i pavlefshёm, pasi nё tё do tё duhej tё merrnin pjesё mё shumё se gjysma e 1.8 milionё zgjedhёsve, percjell Fakte.

Nё votim morёn pjesё 34 pёrqind e 1,8 milionё qytetarёve me tё drejtё vote, njoftoi Komisioni Shtetёror i Zgjedhjeve (KSHZ) gjysmё ore para mbylljes sё qendrave tё votimit. Pёr tё qenё i vlefshёm refendumi do tё duhej njё pjesёmarrje me mё shumё se gjysma e zgjedhёsve. Zgjedhёsit nё Maqedoni duhej t’i pёrgjigjeshin pyetjes, nёse e ranojnё marrёveshjen me Greqinё pёr emrin e ri tё vendit, qё nё  tё ardhmen do duhej tё quhet Maqedoania e Veriut. Athina pёr gati tri dekada e ka bllokuar antarёsimin e Maqedonisё nё BE dhe nё NATO duke argumentuar, se ky vend nuk duhet tё mbaj tё njёjtin emёr si krahina veriore e Greqisё. Nёse referendumi do tё rezultonte i sukseshёm Maqedonia do tё mund tё bёhej anёtarja e 30 e NATO-s pati deklaruar SHBA. Edhe nё BE Maqedonia ёshtё qysh nga viti 2005 kanddate pёr antarёsim dhe shpreson hapjen e negociatave. Edhe pse referendumi dёshtoi, parlamenti mund tё japё njё rrugёdalje nga kjo situatё. Pёrderisa referendumi nuk ishte i detyrueshёm, por vetёm „konsultativ”, pёrfaqёsuesit e popullit nё parlament mund ta pranojnё marrёveshjen me Greqinё pёr ndryshimin e emrit me shumicёn e dy tё tretave.

Sё fundi vetёm 69 nga120 deputetё kanё votuar pёr marrёveshjen, ndёrkohё qё 80 ishte numri inevojshёm i votave pro. Opozita e refuzon kategorikisht emrin e ri tё shtetit, sepse sipas tyre me kёtё hiqet dorё prej identiteit tё Maqedonisё./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.