Saturday , February 27 2021

DW: Pas “Përzhino”-s fshihen biznes interese

Rasti i Makpetrolit nuk është çështje private. Kjo gjë mundet që të ndikoje në mënyrë dramatike ndaj prioriteteve të jashtme të Maqedonisë, paralajmëruan analistët dhe politikanët, ka shkruar prestigjiozja “DW”, transmeton Fakte.

Përderisa partitë po merren me votuesit e kontestuar dhe me formimin e ad hok trupit për vëzhgimin medial, në hije të Marrëveshjes së Përzhinos po realizohen procese të cilat mundet që në mënyrë dramatike të ndikojnë ndaj prioriteteve të politikës së jashtme të Maqedonisë.

Në opinionin e brendshëm, por edhe jashtë saj po shtohen dyshimet se prapa tentimit për marrjen e Makpetrolit nuk qëndron interesi i biznesit të Ballkan Petrolium, por të aktorëve të brendshëm politik, të cilët në heshtje duken sikur në kthimin e vendit nga kursi i jashtëm politik aktual.

Burimet e huaja, të udhëzuar në proceset e biznesit të naftës dhe mënyrës së si shfrytëzohet ai për kthimin e ndikimit dhe varfshmërisë politike, thuan se aspak nuk është me rëndësi emri i kompanisë që në mënyrë formale deklaron interes për marrjen e kompanisë maqedonase, por realisht kush po qëndron prapa ofertës së tyre./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *