Wednesday , September 26 2018

Durrës: Policia kap 1.5 milionë euro të fshehura në një veturë

Të tjera detaje zbulohen pas bllokimit të një sasisë parash prej 1.5 milion eurosh në portin e Durrësit të cilat ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.

Mjeti ku u gjetën paratë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me tragetin e Ankonës. Autoritetet shqiptare ishin lajmëruar nga Interpoli Italian për dyshime se brenda një automjeti kishte mallra të paligjshme, përcjell Fakte.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në auto-tren bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa po kontrollojnë edhe dokumentacionin e makinës.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se indicia e parë për autoritetet shqiptare ka ardhur nga Italia. Dyshohet se paratë e sekuestruara të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.