Wednesday , August 4 2021

Durrës: Helmohen 13 punonjëse rrobaqepësie

13 punonjëse të një firme rrobaqepësie në Durrës, kanë përfunduar në spital.

Policia e Durrësit bën me dije se ata kanë shfaqur shenja të fikti, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën, përcjell Fakte.

Një prej punonjësve që ka përfunduar në spital ka treguar për News24, se e ka gjetur shoqen, e cila ishte edhe shtatzënë pa ndjenja në banjë.

“Një koleges sonë i ra të fikët, po punoja në syzator. Shkova në tualet dhe gjeta një shoqe tjetër që i kishte rënë të fikët. Ishte shtatzënë. I dhashë ndihmën e parë asaj, kur u ktheva në vendin e punës nuk mbaj më asgjë, sepse më ra të fikët. Jam përmendur në spital. Ne qepim rroba ushtarake. Nuk ndjeva ndonjë erë të keqe, apo ndonjë aromë dyshuese”, tha punonjësja e shtruar në spital.

Për ngjarjen në fjalë, policia e Durrësit ka bërë me dije se ka nisur hetimet./OraInfo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *