Wednesday , December 12 2018

Durrës: Helmim masiv, shkak gazi nga kondicioneri

Një rast helmimi masiv po trajtohet në urgjencën e Spitalit të Durrësit, teksa në gjendje të rënduar kanë mbërritur disa punonjëse të një rrobaqepësie.

Punonjëset kanë shfaqur shenja helmimi, marrje mendsh dhe të vjella, ndërsa aktualisht po marrin trajtim mjekësor. Mjekët po i trajtojnë në urgjencën e Durrësit, ndërsa dy që kanë shfaqur probleme të rënda, janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, percjell Fakte.

Ndërkohë policia njofton se ngjarja ka ndodhur “rreth orës 13 : 30 , në një rrobaqepësi në Fllakë, ku janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”.

“Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz”, sqaron policia.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.