Monday , August 20 2018

Durrës: 15 vjeçarja lind fëmijën në lulishte (video)

 

Një vajzë e komunitetit rom vetëm 15 vjeç ka sjellë në jetë fëmijën e saj në lulishten e Durrësit, atje ku kishte shkuar për të lypur bashkë me bashkëshortin e saj dhe disa fëmijë të tjerë, shkruan Fakte.

Vajza rome e quajtur Meke dhe me origjinë nga Fieri kishin shkuar në qytetin e Durrësit për të lypur, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

“Jemi nga Fieri. Ishim atje dhe erdhëm këtu për të lypur. Pa drita jemi në shtëpi, s’kemi ekonomi. Jemi 6 veta së bashku me mua dhe nusen”, shprehet bashkëshorti i 15-vjeçares për Durrëslajm.

28-vjeçari tregon se bashkëshorten e tij e kapën dhimbjet në lulishte dhe solli në jetë një djalë.

“Lindi këtu në lulishte. E kapën dhimbjet, lindi djalë. Pastaj e çuam në spital, pa lekë, pa gjë, por doli me sukses”- u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.