Dubai ka nisur ndërtimin e gradaçelës që do të kalojë edhe lartësinë e të famshmes Burj Khalifa, që është aktualisht ndërtesa më e lartë në botë.
Kulla në portin e Dubai Creek do të kushtojë 1 miliard dollarë dhe do të ofrojë pamje 360 gradë të qytetit. Ndërtesa më e lartë në botë do të jetë gati në vitin 2020.
Sheiku Mohamed Bin Rashid Al-Maktoum, tha se qindra punëtorë do të jenë të gatshëm që nga e hëna e javës tjetër për ta ndërtuar gradaçelën.
Thuhet se kulla do t’i kalojë 828 metrat. Megjithatë lartësia ekzakte nuk është bërë ende e ditur.