Thursday , April 22 2021

Dubai, avioni përplaset në pistë, shpëtojnë pasagjerët

ë avion pasagjerësh i një kompanie fluturimesh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është përplasur teksa ulej në Aeroportin ndërkombëtar të Dubait, ndërkohë që në bordin e tij gjendesh thuajse 300 persona, transmeton Fakte.

Pamjet tregojnë një re të dendur tymi që ishte ngritur prej avionit të rrëzuar. Megjithatë, zyra për shtyp e qeverisë së Dubait bëri të ditur se të gjithë pasagjerët ishin evakuuar dhe ishin të sigurtë, duke mos shënuar asnjë të lënduar deri më tani. “Boeing 777” ishte nisur nga qytetin indian i Trivandrumit drejt Dubait.

Linja ajrore e Emirateve njoftoi se në avion gjendeshin 275 pasagjerë, përveç anëtarëve të ekuipazhit. Të gjitha fluturimet nga Aeroporti ndërkombëtar i Dubait janë shtyrë deri në një njoftim të dytë, për shkak se shërbimet e emergjencave janë duke u përballur ende me situatën e krijuar.

“Emirates” është kompania ajrore më e madhe e Lindjes së Mesme, ndërsa aeroporti i Dubait është edhe nyja kyçe e transportit ajror mes Europës dhe vendeve të tjera të Azisë Lindore e Juglindore, një aeroport që u shërben më shumë se 66 milionë udhëtarëve në vit./MRT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *