Thursday , December 13 2018

Dua Lipa fiton çmimin e rëndësishëm në ‘BAMBI Awards’

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon me suksese në arenën ndërkombëtare. Në Berlin u ndanë sërish çmimet BAMBI, njërin prej tyre e mori këngëtarja me origjinë nga Kosova. Ajo u shpërblye me një çmim mjaft të rëndësishëm në këtë mbrëmje, atë për “muzikën më të mirë internacionale”, percjell Fakte.

Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenë për të marrë trofeun e artë të Bambit, që njëherësh është e para që merr në një spektakël si ky.
Organizatorët e Bambit e quajnë Bambin çmimin më të rëndësishëm mediatik të Gjermanisë, i cili këtë vit mbushi 70 vjeç.

Dua i ofroi publikut një performancë me tre këngët e saj më të famshme: “Be the one”, “Neë Rules” dhe “IDGAF”. Dua Lipa u lind në Londër, në një familje me prejardhje nga Kosova. Interesin për muzikën e mori që kur ishte ende fëmijë falë të atit, Dukagjin Lipa, i cili është një këngëtar i njohur në Kosovë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.