Saturday , November 17 2018

Drogë e mbuluar me flamurin shqiptar në Francë, me vlerë 1 milionë euro

Një sasi rekord kanabisi dhe heroine është kapur së fundmi në Lyon të Francës, në të njëjtin apartament një shqiptar i arrestuar 4 muaj më parë u kap me një sasi të konsiderueshme droge.

Një sasi rekord kanabisi dhe heroine është kapur së fundmi në Lyon të Francës, në të njëjtin apartament një shqiptar i arrestuar 4 muaj më parë u kap me një sasi të konsiderueshme droge, percjell Fakte.

Në muajin maj, policia franceze në Lyon pasi disa hetimeve arriti në derën e apartamentit të shqiptarit, i cili tentoi të arratisej, por u kap nga efektivët që i sekuestruan edhe 10 mijë euro të përfituara nga trafiku i drogës.

Shqiptari, i cili sipas francezes “LeProgres” është dënuar me 3 vite burg, nuk ka dhënë detaje rreth bashkëpunëtorëve të tij.

Por duke besuar se e njëjta banesë nuk do të kontrollohej dy herë, ky apartament në “42 Avenue Berthelot”, ka filluar të përdoret serish si bazë e trafikimit të drogës. Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 104 kg kanabis dhe 984 gram heroinë të pastër, bashkë me flamurin shqiptar.

Sipas “LeProgres”, sasia e madhe e drogës e gjetur në këtë apartament, vlera e së cilës në treg arrin 1 milionë euro, ka ngritur dyshimet e policisë se ka të bëjë me një grup të organizuar të trafikut të drogës./tch

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.