Wednesday , July 28 2021

Droga s’ka fund, zbulohen 1.4 ton kanabis në një magazinë në Kurbin

Pak javë më parë u deklarua nga Guarda di Finanza dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri se është asgjësuar 99.8% e drogës në vend.

Por, aksionet anti-kanabis të policisë të ditëve të fundit tregojnë qartë se bëhet fjalë për tonelata droge. Sot është zbuluar një magazinë në Kurbin gjatë një aksioni ku u angazhuan rreth 250 forca policore.

Brenda magazinë u gjetën 1450 kg kanabis sativa në proces përpunimi dhe tharje dhe u arrestuan në flagrancë 6 persona.

Të arrestuarit janë Gentian Pepmarku 20 vjeç, Artan Sallaku 35 vjeç, Kejvin Tuga 18 vjeç, Edmir Diva 28  vjeç, Osman Morina 67 vjeç, Gjelosh Vuksani 53 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim 34-vjeçari me iniciale L.M.

Po në lidhje me këtë ngjarje janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Shpërdorim detyre”  shtetasit B.M. 51 vjeç, dhe Xh.D. 53 vjeç, me funksion elektriçistë , pasi në magazinën e gjetur është konstatuar e instaluar energji elektrike dhe nga verifikimet ka rezultuar se ishte lidhje e paligjshme dhe këta 2 shtetas nuk kanë bërë verifikimet e duhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *