Wednesday , September 26 2018

Drita fiton Superkupën e Kosovës

Drita është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll, percjell Fakte.

Kampionia e Kosovës e ka mposhtur fituesen e Kupës me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjilanasit kanë fituar me përmbysje pasi prishtinasit kanë udhëhequr të parët me Gauthier Mankendan në pjesën e parë, ndërkohë që e kanë qëlluar shtyllën tri herë me Jasharovskin, Hoxhën dhe Mankendan.

Ndërkaq, në pjesën e dytë gjilanasit janë rikthyer furishëm duke e barazuar fillimisht rezultatin me Fidan Gërbeshin, i cili shënoi nga penalltia.

Kurse, Betim Haxhimusa me golin e shënuar në minutat e fundit ia siguroi Dritës trofeun e parë në histori të Superkupës së Kosovës. /Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.