Sunday , July 22 2018

Drita do të luajë një finale ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari

0 Shkepje

Drita ka arritur të shënojë fitore pas vazhdimeve kundër skuadrës nga Andorra, Santa Coloma (2-0).

Fitorja e parë e një skuadre nga Kosova në garat evropiane, përcjell Fakte.

Në anën tjetër edhe Lincoln Red Imps ka fituar ndaj La Fiorita me rezultat 2-0.

Një finale e këtij formati mes klubit tonë dhe atij nga Gjibraltari. Ndeshja mes Dritës dhe Lincoln Red Imps  do të zhvillohet më 29 qershor.

Por kush është Lincoln Red Imps?

Një klub gjysmëprofesional nga Gjibraltari. Klubi është themeluar në vitin 1976, më shumë se 30 vite pasi është themeluar Drita (1947).

Ata janë pjesë e Ligës Premier të Gjibraltarit, ndërsa luajnë në stadiumin Victoria, ku luajnë të gjitha skuadrat e futbollit të këtij vendi.

Në këtë stadium janë po zhvillohen ndeshjet e këtij raundi para-eliminator, ndërsa do të luajë edhe Prishtina të enjten.

Lincoln Red Imps janë kampion 22 herë në vendin e tyre, ndërsa e kaun fituar titullin 14 herë radhazi nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Klubi është bërë i pari i vendin që e ka përfaqësuar Gjibraltarin në Ligën e Kampionëve në vitin 2014.

Ata e kanë kaluar raundi paraelemintor dy herë, duke mundur klube si Flora Tallin dhe Santa Coloma.

Klubi ka shumicën e lojtarëve vendas që luajnë edhe në Kombëtaren e Gjibraltarit, por ka edhe disa spanjollë.

Cilado skuadër që kalon tutje do të përballet me kampionët e Suedisë, Malmon. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.