Friday , April 23 2021

Dreka e skenareve të errëta

Ish zv.kryeministri Musa Xhaferi ka drekuar me një ndër eksponentët më ekstrem antishqiptar, kryetarin e partisë “GROM” Stevço Jakimovski, raporton Fakte. Jakimovski më parë ishte aleat i LSDM-së, por për përfitime të tij dhe njerëzve rreth tij formoi partinë “GROM”, dhe bëri koalicion me Gruevskin.

Jakimovski njihet për qëndrimet e tij publike kundër shqiptarëve, ishte kundër dhënies së ish objektit të ambasadës amerikane Institutit për trashigimi kulturore e shpirtërore të shqiptarëve pasi sipos tij do shqiptarizohet ajo zonë e komunës “së tij”; ishte kundër ndërtimit të xhamisë dhe minares në Nerez; ndaloi ezanin;… dhe së fundmi deklaroi se një grup nga mbi 40 persona të armatosur, në lidhje me “grupin e Kumanovës” kanë hyrë në Maqedoni dhe duan të sulmojnë institucionet dhe ta ndajnë shtetin. Nuk dihet për çfar “skenari” të radhës kanë rënë dakord dy partnerët qeverisës Xhaferi-Jakimovski gjatë kësaj dreke./FAKTE.Net

DSC_6838

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *