Tuesday , June 18 2019

Drejtorit të statistikës i pengon përcaktimi etnik i tjerëve, por e potencon të tijën (foto)

Drejtori i Entit statistikor në Maqedoni, Apostoll Simovski, ka paralajmëruar regjistrimin e popullsisë në vend, por pa përcaktuar se kush cilës bashkësi etnike i takon, shkruan Fakte. Ai është shprehur se kjo nuk është aq e rëndësishme, pasi të gjithë qytetarët e Maqedonisë do të jenë ‘të barabartë’.

Mirëpo, sapo të hapni ueb faqën e Entit statistikor, përveç se nuk bëhet as fjalë për gjuhën shqipe në të (faqja është vetëm në maqedonisht dhe anglisht), në të dhënat kryesore, menjëherë pas emrit dhe mbiemrit, datëlindjes, Simovski ka potencuar përkatësinë e tij etnike “maqedonase”.

Ky është tentimi i radhës i maqedonasve për të shlyer shqiptarët e Maqedonisë, gjithmonë duke dashur ta paraqesin këtë si “shoqëri e barabartë për të gjithë qytetarët ku përkatësia etnike s’ka rëndësi”./FAKTE

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *