Tuesday , June 22 2021

Drejtori i NPK-së Ceka cinik: “Falënderoj qytetarët që protestuan”

“Falënderoj qytetarët për këtë protestë, sepse kjo do të jetë një impuls shumë pozitiv për ne, që të ndikojmë në institucionet relevante për të zhbllokuar këtë rrugë të cilët neve si ndërmarrje na sjellin shumë telashe”, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) – Tetovë, Xhelal Ceka, pas protestës së banorëve të lagjes “Dardania”, të cilët sot bashkë me disa bashkëqytetarë shprehën revoltën përpara Komunës së Tetovës, kundër deponisë së mbeturinave, për të kërkuar zgjidhje për këtë problem, transmeton Fakte.

Në pyetjen se a kanë caktuar kohë se kur saktë do të ndodhë zgjidhja e problemit, drejtori Ceka nuk dha përgjigje konkrete duke u arsyetuar se ka një muaj se po merren me problemin.

“Personalisht vet kam kërkuar nga të gjitha institucionet relevante duke përfshirë edhe Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që të zgjidhet ky problem. Ne punojmë në mënyrë shumë paralele në zgjidhjen afatshkurte dhe afatgjate që të gjendet një zgjidhje. Në planin afatgjatë Komuna e Tetovës është e vetmja Komunë që ka marrë leje për selektim të mbeturinave, ndërkaq në atë afatshkurt ne jemi në kërkim të lokacioneve të mundshme për zgjidhjen e këtij problemi që shpresoj shumë shkurt do të zgjidhet”, shtoi Ceka duke shtuar se pavarësisht gjithë kësaj bllokade, deri në këtë moment, NPK – Tetovë ka dërguar në Drislla afër 5 mijë tonë mbeturina me shumë prej 100.000 euro. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *