Tuesday , April 20 2021

Drejtori i BDI-së fyen opozitën shqiptare: “Nuk keni b*thë…”

Drejtori i Shtëpisë së kulturës në Dibër, Artin Spahiu, kuadër i BDI-së, i njohur për mbrojtjen pa kusht të partisë së tij tanimë të dështuar, që ndërkohë portalet e kēsaj partie mundohen ta paraqesin si opinionist i pavarur, përsëri ka ofenduar shqiptarët që nuk pajtohen me Ali Ahmetin, shkruan Fakte. Ai ka ofenduar kësaj radhe shqiptarët që kërkojnë bojkotim të zgjedhjeve nëse fshihen shqiptarët nga lista zgjedhore.

Të bojkotojmë a?!
Mirë, ja po e bëjmë, po ku do shkojmë? A keni gjetur alternativë?
Nuk e di se a jeni të vetëdishëm se për të bojkotu zgjedhjet, unë mendoj se duhet të kesh njërën nga këta dy qëllime:
Ose të kalosh në metodat ekstreme të zgjidhjes së problemeve- siç bënë në 2001ose, ke qëllim dëmtimit të kauzësh shqiptare dhe zbehjen e fuqisë votuese të shqiptarëve.Për një gjë mendoj se tani më jemi të vetëdijshëm:
Për të parën (konflikt të armatosur) nuk mendoj se do të kenë “bythë” ta bëjnë ata që po kërcënojnë me veprimin e bojkotit, pasi ata janë që të gjithë që kishin mundësi ta tregojnë veten në tri konfliktet e armatosura të shqiptarëve ne Ballkan, por fatkeqësisht edhe atëherë ishin “pacifistë”.“- ka shkruar drejtori i BDI-së Spahiu./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *