Tuesday , April 20 2021

Dramë në Kumanovë, maqedonasi qëllimisht shkelë familjen shqiptare

Një familje dhe fëmija e tyre katër vjeçar është goditur mbrëmë nga një makinë pas mosmarrëveshjes verbale që ka ndodhur në rrugën “Boris Kidriç” në Kumanovë.

T.D. (23) ka denoncuar rastin në polici duke thënë se fizikisht i kanë sulmuar tre persona dhe u kanë dëmtuar makinën, por hetimi policor ka treguar diçka tjetër.

“Është kryer hetim në vendngjarje, ku është konstatuar se dje rreth orës 22:30 pas mosmarrëveshjes paraprake me S.A (36) në Kumanovë, B.I. duke drejtuar makinën “Mercedes C200” së bashku me bashkudhëtarët, vëllaun e tij B.I dhe T.D, me pjesën e përparme të makinës qëllimisht kanë goditur personat S.A, bashkëshorten e tij M.K (36) dhe djalin e tyre 4 vjeçar”, kanë bërë të ditur sot nga SPB Kumanovë, transmeton SHENJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *