Tuesday , December 11 2018

“DORËHEQJA” E MINISTRIT TË JASHTËM, RASTI PARAQITET NË POLICI DHE PROKURORI


Lajmi se Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ka dhënë dorëheqje pas referendumit të pasuksesshëm u përhap me shpejtësi në mediat online. Madje i njëjti shoqërohet edhe nga një dokument ku mund të lexohet se si Dimitrov jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i ministrit. Nga kabineti i ministrit thonë se lajmi është i rrejshëm, ndërsa dokumenti falsifikim amator.

“Ministri për punë të jashtme i Maqedonisë, si deri më tani, poashtu edhe më tej, do të vazhdojë me përkushtim të punojë në të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të vendit, me besim të fortë në vendimin dhe vullnetin e qartë të shprehur në referendum”, u shprehën nga Ministria për punë të jashtme e RM-së, percjell Fakte.

Nga kabineti i Dimitrovit kërkuan përgjegjësi për lajmin dhe dokumentin e rrejshëm. Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski sot tregoi se rasti është paraqitur në MPB dhe Prokurori.

“Me që kemi paraqitje, në konsultim me prokurorinë publike do të procedojmë me punë;  dhe është e rëndësishme që të vërtetohet situata reale dhe publiku të informohet për këtë”, tha Oliver Spasovski, Ministër për punë të brendshme.

 Lajmet e rrejshme janë bërë një dukuri e shpeshtë. Rrjetet sociale janë burim i tyre, ku shpërndahen informacione të pavërteta dhe pa verifikuara. Për të arritur qëllimet e tyre politike ose ideologjike, shumë media online, pa autorë, publikojnë informacione të pabaza, të rrejshme ose të shtrembëruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.