Sunday , January 24 2021

DONACION JAPONEZ PËR RAJONET E PËRMBYTURA

Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) në prani të konsullatës të përgjithshme të nderit  të Japonisë në Maqedoni, Kazu Leshnikovska, sot në hapësirat e Qendrës për Menaxhim me Krizat e ka kryer dorëzim-pranimin e ndihmës për komunat Haraçinë, Gazi Babë dhe Tetovë, të cilat ishin goditur nga përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm më 6 gusht të këtij viti.

Ndihma urgjente ashtu siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat, është në vlerë prej 111.000 euro dhe përfshin pompa, agregatë dhe mjete mekanike të cilat do të përdoren për intervenime të shpejta në rajonet e goditura me përmbytje, me çka do të rritet kapaciteti për ballafaqim gjatë situatave urgjente.

Ndihma ishte siguruar në koordinim me QMK-në dhe JICA, ndërsa akti për donancionin ishte nënshkruar nga ana e drejtoreshës së QMK-së Suzana Saliu, nga konsullata e përgjithshme e  nderit të Japonisë, Kazu Leshnikovska si dhe nga përfaqësuesit e tre komunave./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *